Masat e policisë para Kryesisë/ Garda ka siguruar kalim të lirë për prokurorët Kraja dhe Millonai (VIDEO)

Masat e policisë para Kryesisë/ Garda ka siguruar kalim të lirë për prokurorët Kraja dhe Millonai (VIDEO)

Në kohën kur Këshilli i Mandateve pritet të diskutojë sot për imunitetin e Sali Berishës, opozita ka paralajmëruar protestë para kryesisë së Kuvendit.

Forca të shumta policie kanë zbarkuar para në hyrje të institucionit për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm, ka bërë një panoramim të situatës, gazetari Arsen Rusta.

Për MCN live, Rusta ka njoftuar se efektivët e Gardës, kanë siguruar një kalim të lirë ku në ora 12 do të mbërrijnë prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve, për komunikimin e kërkesës së tyre për ndryshim imuniteti të Sali Berishës.

Një kordon police është vendosur si mburojë para kryesisë së Kuvendit aty ku edhe një podium është ngritur nga PD me moton “Opozita në aksion” të nis një tubim.

Një tubim i cili sipas Berishës do të jetë se ligjshmëria në Kuvend vazhdon, kurse nga ana tjetër mazhoranca thotë se gjithë kjo protestë është për ti dal kundër Prokurorisë e cila pas 10 seancash ndryshoj qëndrim. Tashmë dy prokurorët Enlelejda Millonai dhe Arben Kraja kanë kërkuar  masë sigurie me arrest në burg.

MCN live është interesuar pranë Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve dhe nuk ka asnjë masë për shtyrjen e  kësaj mbledhje e cila do të nis në 12.

Më herët kanë qenë edhe efektivët e  Gardës, të cilët kanë siguruar një kalim të lirë ku në ora 12 kanë për të mbërritur prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja ne Komisionin e mandateve dhe imuniteteve, aty ku ata do të lexojnë relacionin dhe do të bindin deputetët se pse kërkojnë arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha ose më saktë ndryshimin e masës së sigurisë.

Do të jetë më pas Komisioni i Mandateve që pritet të jap OK-në për një nga këto dy kërkesa ose në të kundërtën të lej në fuqi atë që tashmë gjykata ka vendosur për ‘detyrim paraqitje’.

Nesër ndërkaq Kuvendi do të mblidhet që përmes votës të lejojë apo jo, çfarëdo lloj vendimmarrje të Komisionit të Mandateve, për tu bërë më pas një dokument që SPAK do ta marrë në dorë dhe të trokas sërish në dyert e Gjykatës, në raste së do ti pranohet kjo kërkesë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy