Pranga dy shqiptarëve në Itali, u sekuestrohet kokainë dhe marijuanë

Pranga dy shqiptarëve në Itali, u sekuestrohet kokainë dhe marijuanë

Dy shtetas shqiptarë me inicialet T.S 37 vjec e M.Z 27 vjec janë arrestuar nga Policia e qytetit të Parmës me akuzën e trafikut të drogës të tipit kokainë e marijuanë.

Gjatë arrestimit policia italiane u ka sekuestruar 11 kg kokainë, 9 kg marijuanë si dhe 11 mijë euro para cash.

Hetimet për arrestimin e tyre kanë nisur në muajin tetor pas sinjalizimeve të policisë italiane se një sasi e konsiderueshme kokaine e administruar nga trafikantë shqiptarë kishte mbërritur në qytetin e Parmës.

Skuadra antidrogë e policisë së Parmës në bashkëpunim me atë të Mantova kanë identifkuar shtetasin shqitparë T.S me precedenetë penal, banues në komuën Viadana e i njohur si trafikant droge. Ndjekja e përgjimet e investigatorëve italianë kanë mundur të ndalojnë në flagrancë shtetasin M.Z 27 vjc i cili sapo ksihte marrë në dorëzim nga shqitpari tjetër një saisi prej 8 kg kokainë.

Kontrollet në banesat e në garazhdet e dy shqiptarëve kanë cuar në sekuestrimin e sasisë tjetër të lëndës narkotike e përgjithësisht në 11 kg kokainë e 9 kg marijuanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy