Softa: Sistemi antidron, domosdoshmëri. Kemi investuar për satelitë, nuk u mbrokemi dot nga dronët? (VIDEO

Softa: Sistemi antidron, domosdoshmëri. Kemi investuar për satelitë, nuk u mbrokemi dot nga dronët? (VIDEO

Dy ditë më parë në burgun e Burrelit u kap një dron që po filmonte, gjë që vuri në alarm sistemet e sigurisë. Fatjon Softa, ekspert sigurie, thotë se është i domosdoshëm një sistem antidron dhe ky rast duhet të shërbejë si paralajmërim.

Siguria e burgjeve është shumë e rëndësishme. Izolimi brenda nganjëherë është i pamjaftueshëm. Ata shpesh janë në gjendje të komunikojnë me jashtë dhe të drejtojnë aktiviteti. Ne kemi ngritur disa herë shqetësimin e burgjeve. Por sistemet e burgjeve duhet të ketë sistemin antidron. Sot ne flasim për dronë por kemi parë edhe arratisje spektakolare me helikopter. Lidhur me dronët janë dy momente: siguria në burgje dhe rreziku që sjellin. Sot ka një teknologji izraelite që i identifikon dronët deri në 3.5 km dhe është në gjendje të marrë komandën. Sistemi antidron duhet të funksionojë.

Nga informacionet që kemi është ndaluar një person. Nuk besoj se ka qenë teknologjia e burgjeve që ka bërë paralizimin e dronit, por prekja e ndonjë objekti. Por pyetja është çfarë droni është dhe çfarë madhësie ka.

Softa tha se shteti duhet të garantojë një teknologji të tillë, kostoja e të cilëve nuk krahasohet me shpenzimet kolosale për shumë projekte në të cilat ka investuar deri tani.

Ka një ligj europian që ndalon çdo dron mbi 250 gramë të ngrihet pa leje. Qeveria ka bërë investim deri te satelitët dhe nuk paska për një sistem antidron. Po ndërtojmë autostrada që bëjnë 20 milionë euro një kilometër. Shumë shpejt do të vijnë refugjatët në kampe. Do të kemi të njëjtat probleme. Elementët e sigurisë janë shumë të rëndësishëm. Duhet ta bëjnë zyrtarët për veten e tyre. Është i domosdoshëm në stadiume, në diga, në tregje, në ujësjellës. Pra duhet të jetë element i sigurisë kombëtare. Le ta quajmë këtë dron një paralajmërim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy