
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nuk i duket as e drejtë as praktike deklarata e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që nënkupton “favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat”. “Presidenti Stevo Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht”, tha ai.
Pas rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin në 18 qershor zyrtarizimin e këtij vendimi edhe nga Këshilli Europian.



