Trupi i një personi është zbuluar në Athinë, në një fabrikë të shkatërruar nga një prej zjarreve të dhunshme që kanë shpërthyer që nga e diela në periferi verilindore të qytetit.
Trupi i një gruaje rreth të 60-ave, u gjet në Patima Halandriou, një komunë 70.000 banorët e së cilës u evakuuan pjesërisht dje.
Qindra zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë flakët të cilat, të nxitura nga erërat e forta, arrijnë një lartësi prej 25 metrash në disa vende dhe formojnë një front prej rreth 30 kilometrash.
Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri, lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, për ditën e sotme parashikohet një rrezik shumë i lartë zjarri, kategoria e rrezikut 4, për zonat e mëposhtme:
- Rajoni i Atikës
- Rajoni i Greqisë Qendrore



