“Paketa e maleve”, Dervishi: Nisma do “zgjojë” shumë shqiptarë në emigrim (VIDEO)

“Paketa e maleve”, Dervishi: Nisma do “zgjojë” shumë shqiptarë në emigrim (VIDEO)

Kryetari i Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi, për paketën e qeverisë “Paketa e maleve”, deklaroi se nuk është saktësuar ende se si do të jepen ndihmat.

Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se qeveria do të bëjë një plan të detajuar se sa do të jetë ndihma sipas subjekteve që do të përfitojnë, pasi nuk është përcaktuar numri i përfituesve.

Sipas tij, është e domosdoshme që të saktësohen rregullat që do të bëjnë të mundur ndërtimin e këtyre subjekteve.

Duhen lehtësuar hallkat për ndërtimin e bujtinave. Bujtinat me numrin më të madh të akomodimeve janë Veriu, si Thethi, Valbona, Shkodra.

Kjo nismë e qeverisë do të “zgjojë nga gjumi” mjaft shqiptarë që janë në emigracion dhe mendoj se kjo do të jetë një risi për Shqipërinë.

Italianët, gjermanët, polakët, çekët, spanjollët, këtë vit kanë qenë mjaft të interesuar.

Bujtinat vizitohen kryesisht prej mikpritjes, çmimeve dhe produkteve bio shqiptare. Mjaft produkte bujtinat i prodhojnë vetë.

Besoj se kjo nismë do jetë shumë e suksesshme, pasi Shqipëria ka mjaft atraksione turistike që pëlqehen nga turizmi.

Ky sezon ka qenë i suksesshëm sa i takon numrit të turistëve.

Restorantet kanë pasur një rritje shumë të madhe, kanë rritur cilësinë e shërbimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy