Ish-shefi i SHIU-t: Ushtarakë të MM shkojnë në Afganistan me mision dhe kthehen besimtarë

Ish-shefi i SHIU-t: Ushtarakë të MM shkojnë në Afganistan me mision dhe kthehen besimtarë

Sipas ish-shefit të SHIU-t , Ylli Zyla, Shqipëria është një rrezik potencial për të qenë objekt i sulmeve terroriste, por Shqipëria nuk është në gjendje që t’i luftojë siç duhet. Institucionet përkatëse duhet të investojnë më tepër në këtë sektor dhe të rrisin përgatitjen e njerëzve dhe pajisjen e tyre siç duhet. Zyla u ndal në ndeshjen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke i cilësuar ekstreme masat që u morën.  

“Kjo çështje u hiperbolizua shumë, prej masave ekstreme që u morën. Shqipëria është një rrezik potencial. Masat duhet të ishin proporcionale. Shërbimet e sigurisë nuk janë të përgatitura për një sulm asimetrik. Së pari është shkelja e të drejtave të njeriut. Shërbimi i Sigurisë duhet të kenë kujdes, të mos e kthejnë në bumerang. Shërbimet izraelite ishin ata që zotëruan dhe mbikëqyrën për 72 orë sigurinë. Sigurimet shqiptare dolën në prezencë dhe dolën në indiferencë. Media në këtë rast, nuk e ka artikuluar mirë çështjen, e ka ekzagjeruar pasi 4 të arrestuarve nuk u janë gjetur sende të ndaluara. Dua te bëj një apel që të merren masa nga institucionet përkatëse në kuadër të zhvillimit dhe sofistikimit të pajisjeve dhe mënyrave të survejimit. Shqipëria nuk është në gjendje t’i kontrollojë të gjitha rastet. Përmend këtu rastin e njerëzve që shkojnë në Afganistan, në kuadër të misioneve të bashkëpunimit me NATO, ushtarakët që rikthehen, konvertohen  si myslimanë dhe praktikantë të besimit, kur atje kanë shkuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe jo në emër të fesë”, tha Zyla në emisionin “Dritare” në Vizion Plus. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy