Zbulohen shkaqet që po çojnë Kim Kardashian drejt divorcit

Zbulohen shkaqet që po çojnë Kim Kardashian drejt divorcit

“Divorci mes tyre do të jetë shumë i afërt”. Janë këto titujt kryesorë të tabloideve amerikane, ndërsa shkruajnë se martesa e Kim Kardashian dhe Kayne West është në ditët e fundit. Sipas “Page Six”,  ndonëse prej kohësh situata ishte e tensionuar, ajo çka “i trazoi më shumë ujërat” është përfshirja e reperit në garën presidenciale.

Kardashian duhet t’i jepte fund lidhjes për të mirën e katër fëmijëve dhe shëndetin e saj mendor”, citohet më tej. Thuhet se fjalët e Kanye në publik dhe rrjetet sociale, e kanë lënduar showgirl-in e njohur. Sipas portaleve, ajo nuk e ka mbështetur bashkëshortin në fjalimet e tij shumë të diskutuara, madje u ka kërkuar mediave ta trajtojnë çështjen me kujdes, pasi ai vuan nga bipolariteti.

Mirëpo tentativat e saj për mirëkuptim, nuk e zgjidhën çështjen. “Prej muajsh jetojnë të ndarë, dhe nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët”, shkruan “Us Weekly”, duke theksuar se krisja më e thellë mes të dy palëve ka ndodhur në fillim të dhjetorit. Kjo ngjarje, ka bërë që as Krishtlindjen të mos e kalonin bashkë. Takohen vetëm për të mirën e fëmijve. Tashmë Kim po përpiqet të vendosë një marrëveshje për ndarjen para se të firmos letrat zyrtare të divorcit”, shkruan “E!NEWS”. “

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy