
Safet Gjici ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë. Gjici ndodhet në sallë sa bashku me Alma Kaçin, e cila gjithashtu do të njihet me masën e sigurisë. Tri ditë më parë, Gjici u vu në pranga me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv, dhe ndaj tij u caktua masa arrest me burg. Ndërsa Alma K. është në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve. Videoja që u përhap në media një javë më parë shfaqte Gjicin dhe vajzën në një akt seksual në zyrën e kryebashkiakut, pak para se të nisnin një bisedë për një projekt të paraqitur nga Alma K., për të cilin pretendonte të merrte mbështetjen e kryebashkiakut të Kukësit. Publikimi i videos e detyroi Safet Gjicin të japë dorëheqjen nga detyra.



