
Disa ish-futbollistë dhe aktualë të një skuadre të njohur të Teheranit janë arrestuar mbrëmë në Damavand, pranë kryeqytetit iranian, pasi kishin marrë pjesë në një festë të Vitit të Ri me burra dhe gra. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane Tasnim.
“Të arrestuarit kanë konsumuar pije alkoolike”, shton agjencia.
Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, në Iran është e ndaluar të marrësh pjesë në festa të përziera, me burra dhe gra, si dhe të pish alkool.



