Bushati për protestën: Mbajti të karikuar militantët, por nuk e bëri qeverinë të’ heqë gishtat nga veshët’

Bushati për protestën: Mbajti të karikuar militantët, por nuk e bëri qeverinë të’ heqë gishtat nga veshët’

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pas përfundimit të protestës së sotme, e quajti atë me efekt vetëm për të mbajtur të karikuar militantët e PD-së.

 

Drupal Ad

 

 

 

Bushati, tha se protesta ishte e pakuptimtë, që e bëri qeverinë të’ heqë gishtat nga veshët’.

Nuk besoj se protestat e përmirësojnë imazhin te qytetarët. Nuk bëjnë ndonjë dëm. Ndoshta ka efekt për të mbajtur të karikuar militantët.

Ajo që mua më shqetëson është se në ndryshim nga protestat e tjera, kjo ishte më pakuptim. Kishte kuptim të bëje protestë kur e gjithë Shqipëria e dinte që këta ishin PD dhe regjimi u kishte rrëmbyer simbolet. Ky miting nuk e kishte më këtë ulërimë.

Për çfarë do të protestosh? 

Mund të protestosh ndaj një qeverie që ta detyrosh të dëgjojë. A hyn kjo te ato protesta aq të fuqishme, sa qeveria të heqë gishtat nga veshët? Them se jo. Pra e kam të vështirë të gjej arsyen pse duhej bërë.

Në këtë kuptim, i gjej në vështirësi një motiv dhe një benefit që mund t’i marrë opozitë kësaj gjëje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy