
Asamble është fjalë e madhe, Edi Rama mbledh disa njerëz dhe u shpall vendimet që ka marrë.
E them këtë se në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi as meritokracia, as kontributi, as vjetërsia.
Ministrat e rinj apo emrat që vë të parët në listë, janë të komanduar.
Me këtë Edi Rama krijon idenë se edhe vetë nuk është plak në pushtet.
Ai krijon idenë se gjithë këto që po ndodhin nuk janë përgjegjësi e atij, ca vijnë, ca ikin, vetëm ai mbetet. Të gjithë të tjerët janë të përkohshëm.
Analisti Armand Shkullaku tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se socialistët kanë punuar fort për këtë ditë, për të kërkuar mandatin e katërt.
Nëse në 12 vjet kanë bërë 6 kilometër tunel, kanë sofistikuar propagandën, kanë prodhuar lëndë të parë për SPAK, nga Beqaj, Tahiri, Ahmetaj etj.
Unë jam dakord që sportisti e do një kundërshtar të fortë, por kur cakton dhe arbitrin dhe kundërshtarin.
PD u mbajt zvarrë nëpër gjykata, ke investim të jashtëzakonshëm të pushtetit për të bërë diversion te PD.



