Nesho: Meta dhe Berisha mbahen nën arrest për interesat e pushtetit (VIDEO)

Nesho: Meta dhe Berisha mbahen nën arrest për interesat e pushtetit (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se është e paprecedentë që dy liderët kryesorë të opozitës të mbahen nën arrest vetëm për interesat e pushteti.

Është e paprecedentë që dy liderët kryesorë të opozitës, Meta dhe Berisha si njerëz që kanë një rol të caktuar në demokracinë shqiptare, kanë pasur historikun të lidhur me zhvillimet demokratike në vendin tonë të jenë në procese për korrupsion pasiv pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt konkret dhe të mbahen nën arrest vetëm për interesat e pushtetit. Është diçka e palejueshme.

Nesho e cilësoi një show politik momentin e arrestimit të Ilir Metës, në mënyrë që njerëzit të mos përqendrohen aty ku është thelbi.

Momenti i arrestimit ishte një show politik e para që njerëzit të mos përqendroheshin aty ku është thelbi, të mendonin që këtu nuk qëndron asnjë aferë korruptive por këtu është një goditje politike që ka nisur kohë më parë, para 2017 ku me zë dhe figurë Rama ka deklaruar se duhet të eliminojmë dy udhëheqësit e partive opozitare. Më vonë me një proces të montuar për akuzimin e Metës që ishte ish agjent i sigurimit. U mor ku njoftim nga një faks pa emër. Kjo është e motivuar nga ana politike.

Nesho tha se PL do i bashkohet PD më datë 29 tetor.

Protesta e vetme për në është fronit i bashkuar opozitar që do të demonstrojë në datën 29. Do i bashkohemi si në të kaluarën. Shqipëria në këtë situatë skandaloze që është demokracia, mosfunksionimi i asnjë institucioni, ka vetëm një mënyrë, mosbindje civile.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy