Tesla shiti shumicën e Bitcoin

Tesla shiti shumicën e Bitcoin

Kompania Tesla e Elon Muskut ka njoftuar se ka shitur pjesën më të madhe të Bitcoin. Prodhuesi i veturave elektrike thotë se ka shitur 75 për qind të kriptovalutave me vlerë rreth 2 miliardë dollarë në fund të vitit 2021.

Ata vendosën të shesin sepse vlera e kriptomonedhës ra me më shumë se 50 për qind këtë vit. Shefi i Teslas, Musk ka qenë ndër përkrahësit më të shquar të kriptomonedhave dhe deklaratat përmes mediave sociale shpesh kanë nxitur aktivitet të rëndësishëm në tregjet e kriptove.

Investimi prej 1.5 miliardë dollarësh i Tesla në Bitcoin, i zbuluar në muajin shkurt të vitit 2021, nxiti një rritje të kërkesës për Bitcoin. Çmimi i tij u ngrit në rreth 70 mijë dollarë vitin e kaluar dhe ky ishte kulmi përpara rrëzimit. Sot, një bitcoin shitet për rreth 22 mijë dollarë.

Tesla ndaloi vitin e kaluar pranimin e Bitcoin si pagesë për veturat, duke përmendur shqetësimet në lidhje me ndikimin klimatik të minierave intensive të bitcoin. Në atë kohë, Musk tha në mediat sociale se kompania nuk do t’i shesë Bitcoin që i zotëron.

Tani e dimë se një vit pas mesazhit në Twitter, Tesla shiti pjesën më të madhe të Bitcoin, kështu që ky është një tjetër premtim i thyer nga Musk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy