“Gërdeci”, Mediu: S’ka analizë përse ndodhi. Në Bruksel morëm paralajmërim, ka pasur informacione edhe për serbë në zonë 2 ditë para ngjarjes

“Gërdeci”, Mediu: S’ka analizë përse ndodhi. Në Bruksel morëm paralajmërim, ka pasur informacione edhe për serbë në zonë 2 ditë para ngjarjes

Kreu i Partisë republikane Fatmir Mediu tha në emisionin “FactCheck” se ende sot pas 16 vitesh nga ngjarja e Gërdecit nuk ka një analizë se përse ndodhi tragjedia ku humbën jetën 26 persona.

Sipas ish-ministrit, Shqipëria si një vend i NATO-s duhet të kishte bërë një analizë të thellë të ngjarjes dhe në ekuacion duhet të futeshin dhe paralajmërimet nga Brukseli në atë periudhë (para anëtarësimit në NATO( si dhe informacionet që kishte Këshilli i Sigurisë për disa shtetas serb që kanë qenë në Gërdec disa ditë para ngjarjes.

Drupal Ad

Po ta marrim nga pikëpamja ligjore, shkresore, përgjegjësia e ministrit nuk do të kisha bërë dot asgjë më ndryshe për faktin se në të gjithë veprimtarinë time dhe aktet që kam nënshkruar kam vlerësuar mendimin e ekspertizës më të lartë ushtarake, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe ekspertizën civile të organizuar dhe koordinuar nga Sekretari i Përgjithshëm.

Ka nevojë që të ndahen qartë përgjegjësitë dhe roli i civilëve dhe përgjegjësitë dhe roli i ushtarakëve. Ajo që unë mendoj se ka çaluar qartësisht është se të kuptuarit që pas një urdhri apo udhëzimi të mbrojtjes ka një urdhër operacional të shefit të shtabit të përgjithshëm, ka nevojë pastaj për një urdhër zbatues në nivele taktike dhe ka nevojë për raportim të saktë për çdo problem që del. Edhe pse në atë kohë kam nxjerrë dhe urdhrat për një raportim javor për strukturat e FA-ve në të gjitha nivelet dhe strukturat civile asnjëherë tek ministri nuk ka ardhur ndonjë çështje që nuk ishte në përputhje me ligjin, ose që nuk funksiononte jo vetëm në Gërdec por në të gjithë Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndoshta një gjë u la mangët, jo nga ministri i Mbrojtjes se unë mora qëndrimin tim moral në raport me çështjen, vendosa një përgjegjësi morale që duke qartë që nuk ekziston sot në institucionet shqiptare dhe ata që më kanë akuzuar se ministri duhet të dinte ku ishte roja, sot dalin e pretendojnë se çfarë bëjnë vartësit.

Do duhej të ishte një analizë nga qeveria, edhe nga FA-të sipas parimeve të NATO-s. Kjo nuk ka ndodhur, Dhe nuk ka ndodhur dhe një gjë tjetër, arsyeja pse ka ndodhur shpërthimi? Është vetëm fakti i të pretenduarës karrocë që pasi u saldua u vendos një thes mbi dhe mori flakë (gjë që është hedhur poshtë).

Është një aspekt i rëndësishëm jashtë vëmendjes e cila është diskutuar mbledhjen e Këshillit  të Sigurisë Kombëtare, nga përfaqësues të inteligjencës të shtetit dhe përfaqësues të inteligjencës së FA-ve. Një paralajmërim që ne kemi marrë në Bruksel kur kemi qenë të dy bashkë me drejtorin e Shërbimit Informativ, që duhet të ruheshim nga ngjarjet e jashtëzakonshme që mund të ndodhnin para marrjes së ftesës nga organizata apo shtete që nuk ishin të interesuara për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky nuk ka qenë fenomen i shkëputur. Po ta shohësh  zhvillimet në rajon dhe anëtarësimi në NATO janë me ngjarje të tilla dhe akte subversive.

Pas takimit që kemi bërë në Bruksel, me drejtorin e sigurisë së NATO-s, drejtori i shërbimit të inteligjencës e ka çuar këtë informacion tek shërbimi informativ kombëtar, edhe tek kryeministri e autoriteteve të tjera. Është bërë me dije para se të ndodhte ngjarja e Gërdecit. Në analizën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë hedhur dhe versione të tjera, të pjesëmarrjes ose të prezencës së disa të huajve në Gërdec me origjinë serbe dy ditë para ngjarjes, apo dhe mundësi të akteve subversive të shërbimeve të vendeve fqinje. Por unë nuk po i marr të mirëqena. Por në një vend të NATO-s duhen marrë në analizë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy