Infeksion i rëndë në lëkurë, ish-ministri Beqja shtrohet në spital (VIDEO)

Infeksion i rëndë në lëkurë, ish-ministri Beqja shtrohet në spital (VIDEO)

Që prej të shtunës ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është shtruar me urgjencë në spitalin e QSUT-së, mëson MCN TV. 

Beqja rezulton me temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë. 

Mësohet se gjendja e tij ende nuk është e stabilizuar. 

Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

"Prej 72 orësh është në gjendje kritike ish-ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqja. Burime bëjnë me dije se teksa ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ai është shtruar me urgjencë në QSUT për shkak të një temperature të lartë dhe një infeksioni në lëkurë. Gjendja e tij paraqitet e pastabilizuar dhe po ndiqet nga mjekët specialistë. Z.Beqja ndodhet në urgjencën e QSUT, në pavionin aty, dhe po ndiqet në mënyrë intensive nga mjekët. Pritet që të ndërhyjë edhe SPAK, që e ka një subjekt Beqjan. Momentalisht s'kemi një diagnozë apo një kartelë të z.Beqajt".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy