Policia e shtetit ka vijuar punën për rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë ditëve të fundjavës, shërbimet policore kanë evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor.
Sipas burimeve të policisë, janë arrestuar 12 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, 13 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 87 leje drejtimi.



