
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takoi sot ambasadorët e vendeve të Quint-it, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe kreun e delegacionit të BE.
Mësohet se pjesë e tryezës ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç.
Po sot Presidenti serb do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Takimet vijnë një ditë pasi protestuesit serbë u përplasën me ushtarët e KFOR-it në Zveçan, ku mbetën të plagosur disa ushtarë.



