Para disa kohësh në fshatin Spathar të Librazhdit ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, banorët janë alarmuar kur kanë parë me sy masivin e madh të një dheu i cili është shembur, duke dëmtuar tokat dhe shtëpitë e tyre. Momentalisht aty situata është bërë mjaft e frikshme për banorët sepse sipas tyre ai fshat rrezikon të shembet i gjithë. Gazetari Ersid Karaj i emisionit “Xhadat” në MCN TV tregon situatën dhe gjendjen e këtij fenomeni në fshat.
Banorët e zonës kanë treguar situatën e rëndë dhe rrezikun që po i kanoset pranë pronave të tyre. Madje, kjo shembje e këtij dheu i cili ka krijuar edhe lëkundje të mëdha, që sipas banorëve ka qenë më i rëndë sesa një tërmet, i ka dëmtuar edhe banesat e tyre brenda dhe jashtë.
Në shtëpitë që janë shumë pranë dheut të shembur ka mjaftë plasaritje muresh në banesë dhe ata jetojnë me frikë çdo orë që po kalon. Ata shprehen se bashkia i ka ofruar strehim në qytet por nuk kanë pranuar sepse tokat dhe bagëtinë e cila është kafshata e tyre e përditshme i kanë në fshat.
Më e moshuara e fshatit e cila ishte 91 vjeçe dhe me shëndet të mirë tregon historinë dhe gojëdhënat për këtë fshat që sipas saj nuk ka pasur ujë shumë vite më përpara, por më pas është zbukuruar një lumë i madh sipas fshatit që sipas saj, burrat e asaj kohe e kanë zënë me lesh bagëtish që ky lumë të mos vërshonte përmes fshatit sepse do arrinte ta shembte të tërë, dhe herë pas here uji bëhet më i rënduar dhe pëson shembje dheu.
Pëllumb Zharri, Shefi i Urgjencës Civile Librazhd tregon hapat ligjorë që bashkia ka ndërmarrë në këtë fshat sepse sipas tij në vitin 2017, nga një studimi gjeologjik në Tiranë, zona e Spatharit ka rezultuar e pabanueshme. Dhe sipas tij bashkia ka ofruar bonus qiraje për këta banorë.
Gazetari i tha se banorët kërkojnë një tjetër zgjidhje sepse ata nuk largohen dot nga ai vend, prej mallit që kanë. Ai u shpreh se ka një zgjidhje tjetër e cila është: “Banorët duhet të gjejnë një tokë tjetër, jo në Spathar, dhe duhet të nxjerrin leje ndërtimi nga bashkia që ua ofron falas dhe pas kësaj në momentin që ata do ndërtojnë objektin 50% të banesës do ua paguaj bashkia”.
Gazetari shkoi sërish tek banorët dhe us komunikojë këtë bisedë dhe ata u çuditën që bashkia nuk ua kishte ofruar më parë. Nga nesër ata do të nisin komunikimet me bashkinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.



