Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punës, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka organizuar sot një tubim në rrugën e Rinasit.
Siç njofton për ‘MCN live’ gazetari Besmir Pula, protesta i kushtohet eksodit masiv të rinisë shqiptare drejt perëndimit, çka ka sjellë një dramë sociale të paprecedentë dhe kolaps në tregun e punës.
Për mikrofonin e MCN, pjesëmarrësit e sindikatës në protestë thonë se shteti duhet kthyer sytë nga të rinjtë që po ikin për një jetë më të mirë dhe nuk u krijohen kushte për mirëqenien dhe punën e tyre.
Kam dalur për të protestuar kundër eksodit të ikjes së të rinjve shqiptar, që po largohen jashtë shtetit. I lus që të mos ikin sepse, ikja e të rinjve është për të ardhur keq.
Nëse ata nuk rijnë të punojnë për vendin as atdheu nuk do të jetë më për neve.
Në këtë ditë po ja kushtojmë eksodit masiv të rinisë shqiptare drejt perëndimit, çka ka sjellë një drame sociale të paprecedentë dhe kolaps në tregun e punës.
Ne jemi nga Konfederata, në këtë muaj, nuk festohet por protestohet.
Festohet duket kërkuar punësim, rrihe paga, mos largim nga Shqipëria.
Po bëjmë një tubim që ta dinë edhe të gjithë politikanët se vendi ka shkuar deri këtu, se çdo gjë po shkatërrohet. Nuk ka as sindikatë këtu, ne duam ta kërkojmë me kërkesa të drejtat tona, nuk po i kërkojmë më luftë. Kërkesat janë për rritje të pensioneve dhe punësim të të rinjve.



