Erdogan: Myslimanët në Europë po trajtohen si hebrejtë në Luftën e Dytë Botërore

Erdogan: Myslimanët në Europë po trajtohen si hebrejtë në Luftën e Dytë Botërore

Islamofobia në Evropë është në nivele të ngjashme me trajtimin e hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore. Ky është reagimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, pas “fërkimeve” në distancë me presidentin francez, Emanuel Macron.

Erdogan është shprehur se Evropa është mësuar me "zhvendosjet, inkuizicionet dhe gjenocidet" dhe se myslimanët në të gjithë kontinentin po sulmohen.

Në të njëjtën fjalim, presidenti turk bëri thirrje për bojkot të produkteve nga Franca pas replikave në distancë me Emmanuel Macron mbi qëndrimin e këtij të fundit ndaj islamit dhe myslimanëve.

"Islamofobia në rritje në Perëndim është kthyer në një sulm të plotë ndaj Kuranit, profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë", tha ai në një fjalim televiziv.

"Shpërnguljet, inkuizicionet dhe gjenocidi ndaj anëtarëve të feve të ndryshme nuk është një praktikë e huaj për Evropën. Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vjet më parë, veprimet kundër vëllezërve dhe motrave tona boshnjake në Srebrenicë vetëm 25 vjet më parë nuk janë harruar ende”, tha ai.

Erdogan bëri thirrje për të bojkotuar produktet franceze në Turqi, një lëvizje që ka nisur në disa vende arabe.

"Unë tani po i them kombit tim, ashtu siç po thonë në Francë të mos blej asnjë nga markat turke, unë i bëj thirrje kombit tim këtu dhe tani: mos i blini produktet franceze", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy