Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Kumanovë, është fotografuar me një veshje, për të cilën janë hedhur dyshimet se është jelek antiplumb.
Takimi me banorët e Kumanovës është mbajtur nën masa të forta sigurie.
Një numër i madh policësh dhe autoblindash e kanë shoqëruar atë para se të futej në sallë për një takim me mbështetësit.



