Princi Charles i shëruar, rishfaqet në publik

Princi Charles i shëruar, rishfaqet në publik

I shëruar dhe jo infektiv, të paktën sipas mjekëve britanikë, Princi Charles pas një jave izolimi në pronën e tij në Balmoral për shkak se rezultoi pozitiv për koronavirus - u rishfaq sot në publik. Ai doli për të dërguar një mesazh për njerëzit e Mbretërisë dhe para së gjithash për të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuarit nga kërcënimi i virusit Covid-19.

Në videon, e publikuar nga “Clarence House2, trashëgimtari 71-vjeçar i fronit britanik, bashkë-sundimtari i dinastisë së bashku me Mbretëreshën Elizabeth, 94-vjeçare, uroi "kohë më të mira" dhe foli përvojën e tij "të çuditshme e shqetësuese” si pacient i infektuar dhe i detyruar të karantinohet. "Zemrat tona janë me të gjithë njerëzit e moshuar të vendit që në këtë kohë përballen me vështirësi", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy