
Prokuroria e Hagës ka kërkuar një dënim me 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në studion e MCN TV, analisti Afrim Kasolli tha se hapja e këtij procesi ka pasur si synim denigrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo nismë ka pasur për qëllim të denigrojë UÇK. Si raporti i Dick Martit edhe Gjykata Speciale kanë synuar relativizimin e kauzës së shtetit të Kosovës.
E para ishte ndërhyrja e NATO-s dhe e dyta që Kosova e fitoi të drejtën për vetëvendosje si zhdëmtim ndaj sjelljeve të Serbisë. Unë jam i bindur se vendet armike kanë punuar që ta dëmtojnë këtë kauzë. Qëllimi është relativizimi i historisë së shtetndërtimit të Kosovës.
Kjo do të ketë ndikime politike. PDK është më e dëmtuar. Por këto janë të parëndësishme çfarë pasojash të rëndësishme politike mund të krijojë ky proces. Kjo fitore juridike është një betejë kryesore ndërkombëtare e shtetit të Kosovës. Është shumë e rëndësishme kjo fitore juridike.
Kasolli tha se akuzat e ngritura ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së janë trajtuar me indiferencë, për shkak të bindjes së kauza e tyre ka qenë e drejtë dhe Kosova ka pasur mbështetjen e NATO-s.
Kosova i ka trajtuar me një indiferencë pretendimet e ngritura ndaj ish-drejtuesve të UÇK. Ndoshta ka qenë kalkulim i gabuar edhe i vetë atyre, duke qenë se kanë qenë të bindur të drejtësinë e kauzës së tyre. Të mos harrojmë se vendet armiqësore të Kosovës kanë punuar pa pushim që ta relativizojnë kauzën e Kosovës.



