Papa sugjeron se Kisha Katolike mund të bekojë çiftet e të njëjtit seks

Papa sugjeron se Kisha Katolike mund të bekojë çiftet e të njëjtit seks

Papa Françesku ka sugjeruar se ai mund të jetë i hapur që ta bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike.

Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh, që e kanë pyetur për ta sqaruar këtë çështje, ai ka thënë se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”.

“Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe përjashtojmë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Papa ka thënë se Kisha ende e konsideron marrëdhënien mes personave të gjinisë së njëjtë si “mëkat” dhe ende nuk e njeh martesën mes këtyre personave.

Kjo ka qenë një prej shumë kërkesave që i janë drejtuar Papës në një takim me pjesëmarrës nga e gjitha bota, për të diskutuar të ardhmen e Kishës.

Në Kishën Katolike, bekimi është lutje që bën një zyrtar i kishës, i cili i lutet Zotit që ta shohë me mirësi atë person, apo personat që bekohen.

Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë nisur t’iu lejojnë priftërinjve që t’i bekojnë çiftet e personave me gjini të njëjtë, mirëpo pozicioni zyrtar i Kishës mbetet i paqartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy