Gjykata Kushtetuese ktheu ligjin për bllokimin e diplomave/ Pula: Studentët kanë mirëpritur pjesërisht vendimin (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese ktheu ligjin për bllokimin e diplomave/ Pula: Studentët kanë mirëpritur pjesërisht vendimin (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë pjesën kryesore të ligjit të qeverisë shqiptare, e cila i detyronte studentët e mjekësisë që të punonin për një afat deri në 5 vite në Shqipëri dhe të mos largoheshin në emigrim.

Siç njofton për MCN live, gazetari Besjan Pula, ata e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës edhe pse pjesërisht dhe jo për anulimin e plotë të saj.

Studentët kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer ligjin për bllokimin e diplomave. Me anë të një deklaratë për mediat, ata kanë deklaruar se janë dakord me vendimin e Kushtetueses dhe se ata këtë gjë kanë kërkuar, që të dëgjohen. Po ashtu kanë theksuar se kjo betejë nuk ka përfunduar ende dhe se ata janë gati të mbushin sheshet nëse e drejta e tyre cënohet.

Sipas tyre Gjykata i kërkoi qeverisë atë që studentët kanë kërkuar prej kohësh, teksa shtuan se do të presin vendimin e arsyetuar. Sakaq, pohuan se nëse të drejtat e tyre cenohen, ata janë sërish gati që të mbushin sheshet dhe të protestojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy