Një operacion i gjerë u zhvillua në Firence të Italisë, ku u shkatërrua një rrjet shqiptarësh që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Holandës e më pas në Itali. Gjashtë shqiptarë ranë në pranga, ndërsa u sekuestrua 1 ton drogë, 4 mln euro dhe disa armë zjarri.



