Kryemadhi: Djegia e mandateve zbuloi asnjanësit e shtirur

Kryemadhi: Djegia e mandateve zbuloi asnjanësit e shtirur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk ka asnjë pendesë për djegien e mandateve. Kryemadhi thotë se ky veprim i opozitës pozicionoi qartë ata që kanë bashkëpunuar me kryeministrin Rama në fshehtësi.  

Nëse ne do të qëndronim fasadë në Parlament, Rama do të vazhdonte të njëjtën rrugë. Djegia e mandateve mund të duket sikur ka instaluar unin në Shqipëri, por ajo nxori hapur individë që luanin me fasadën e asnjanësit, por që nuk janë asgjë tjetër veçse bashkëpunëtorë në instalimin e këtij sistemi kriminal”, tha ajo në një intervistë në emisionin “Në fokus”, në TvT.

Kryemadhi përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi politik me maxhorancën, pasi, sipas saj, kryeministri Rama nuk ka reflektuar.

Ua kemi bërë të qartë të gjithëve. Rama është nga ata njerëz që nuk reflekton. Nuk reflekton as për gjërat më njerëzore. Nga tërmeti i 26 nëntorit kanë kaluar 6 muaj, akoma nuk kanë hyrë njerëzit në shtëpitë e premtuara. As atyre që duan t’i ndërtojnë vetë, akoma nuk u japin leje sepse kërkojnë ryshfet. Nga zoti Rama nuk ka asnjë lloj reflektimi. I vetmi reflektim: ai njeh vetëm procesin e votimit dhe do të shohë si do të votojnë shqiptarët”, tha ajo.

Për kryetaren e LSI-së, Rama nuk ka më komoditetin e aleatëve politikë dhe kjo do t’ia shkurtojë kohën në pushtet.

Në 2017, ai përfitoi nga mënyra si u luajt politikisht nga të gjitha palët e spektrit politik. Edhe paratë e drogës patën ndikim. Nuk ka më oksigjen përsa i përket kësaj. Sot nuk ka më asnjë parti politike në krah të tij, kështu që partitë janë pozicionuar qartë. Nuk mendoj se është i fuqishëm në një proces zgjedhor, pavarësisht artikulimit politik”, tha Kryemadhi.

 

Mënyrën se si e menaxhoi qeveria krizën e Covid-19, Kryemadhi e cilëson dështim. “Nga 9-24 mars, biznese të mbyllura pa shpalljen e gjendjes së emergjencës. Kush do t’i paguajë dëmet? Ka një diletantizëm dhe karagjozllëk. Terror psikologjik”, tha ajo.

Kryetarja e LSI-së vijon t’i qëndrojë idesë se koronavirusi është një epidemi me origjinë laboratorike, ndërsa ironikisht shton se në një situatë të tillë, kryeministri mori përsipër të bëjë të gjitha rolet.  

Është virus laboratorik, i prodhuar dhe automatikish dëmton ata që kanë probleme me mushkëritë. Ata që dëmtohen më shumë janë përdoruesit e rregullt të kokainës. Bëhet fjalë për një riformatim të ekonomisë botërore. Por mbetet për t’u parë, sepse ne si vend i vogël nuk jemi asgjë në raport me konkurrencën botërore. Pandemi ishte edhe gripi i derrit, kur zoti Vasili ishte ministër Shëndetësie. U bllokua gjë ndonjë rrugë? E vetmja gjë që ishte sensibilizimi i opinionit publik. Por ne artistin e kemi edhe doktor, edhe shkrimtar, edhe inxhinier, edhe jurist dhe prandaj jemi në këtë situatë qesharake”, tha ajo.

Sipas Kryemadhit, muajt e fundit nuk kanë qenë të mbarë as për vetë kryeministrin.

Ramën e zuri haku i Ditmir Bushatit. Shkoi vetëm në Rusi dhe i iku presidenca e OSBE pa asnjë mbledhje. Konferenca e donatorëve dështoi, mblodhi gjithë ato lekë dhe nuk mori dot asgjë. 2021 do të vijë pas një 2020 që kanë qenë një nga vitet më fatkeqe për të gjithë, por edhe për Ramën që i dështoi presidenca e OSBE”, tha ajo.

Lidhur me hipotezat se ka një bashkëpunim të heshtur maxhorancë-Presidencë, Kryemadhi tha se janë thjesht aludime për të shmangur vëmendjen nga problemet reale që kanë qytetarët. Megjithatë, ndryshe nga presidenti Meta, Kryemadhi është kundër ndryshimeve në Kodin Penal, të dekretuara prej tij.  

Nuk njoh Kodin Penal. Nuk njoh asnjë vendim të atij Parlamenti ilegjitim. Çdo aludim i zotit Rama vjen atëherë kur atij i ka ardhur veza dhe nuk ka çfarë të bëjë. Është e gjitha për të larguar vëmendjen nga fukarallëku që do të vijë duke u shtuar”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy