Kola: PD, kufi ideor të dobët! Vendosi blinda kur doli Berisha, por blindi real i çau më 6 mars

Kola: PD, kufi ideor të dobët! Vendosi blinda kur doli Berisha, por blindi real i çau më 6 mars

Partia Demokratike ishte një zgjidhje ‘ad hoc’ për një situatë emergjence siç ishte ‘90-’92. Nuk është se ndodhi një rivënie në vend e drejtësisë përballë padrejtësive 45 vjeçare. Njerëz që kishin përfituar maksimalisht nga komunizmi, propozuan reformim. Ata mbetën po aq komunistë, ndonëse fjalët kyçe i kanë liberalizim dhe demokraci. PD do të bashkojë Tritan Shehun me Ferdinand Xhaferrin...

Kështu tha analisti Vehap Kola, në analizën e tij për Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj, i ftuar në emisionin “Arnautistan”, të Mustafa Nanos.

Kola deklaron se problemi është se në Partinë Demokratike, mbetën vetëm ata që mund të manipulonin dhe të manipulueshmit dhe se nuk kishte më njeri që t’i ngrinte gishtin Sali Berishës.

Dash Shehi e ka thënë se nuk kishte rrap në PD, por fije të dobëta bari deri diku të zverdhura. Ndaj Partia Demokratike është gabim! Sali Berisha kishte mundësi që ta shpëtonte PD, edhe në maj, edhe në qershor. Sepse PD nuk ka qenë ajo lloj aspirate as për Berishën dhe as për të tjerët. Ngjarja më e madhe që ndodh në PD, gjithmonë është restaurimi i zyrave. Kjo tregon vetëm kufirin e tyre ideor, të dobët. Ca fasada, se edhe Rama bën fasada, por jo si të tyre. PD nuk ishte më parti politike, nuk kishte blinda deri në dhjetor apo janar, kur u vendosën, sepse ishte brenda Berisha, ai ishte blindatoja e madhe. Në momentin kur doli, u vendosën. Qenë aq të dobët sa që blindi real i çau, i hoqi, jo më 8 janar, por në 6 mars.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy