Dyfishohen paditë ndaj prokurimeve/ Kara: Pjesa më e madhe e anëtarëve përfshihen në skemë me vetëdije. Kostoja e ulët, fitimi marramendës

Dyfishohen paditë ndaj prokurimeve/ Kara: Pjesa më e madhe e anëtarëve përfshihen në skemë me vetëdije. Kostoja e ulët, fitimi marramendës

Viti 2025 shënoi rekord ankimimesh në gjykatë të vendimeve të Komisionit të Prokurimeve Publike.  Ankesat lidhen me kriteret e paqarta dhe konfuze, mungesën e transparencës dhe paqartësitë me fonndin limit, çfarë kanë ndikuar në përgatitjen e ofertave nga ana e operatorëve ekonomikë.

 

Juristi Romeo Kara tha në studion e MCN Live se pjesa më e madhe e anëtarëve të KPP i ka hyrë me vetëdije kësaj pune duke marrë parasysh që kostoja është e vogël, ndërsa fitimet marramendëse. 

 

Sipas juristit është krijuar struktura me operatorë të caktuar dhe familjarët e atyre që firmosin tendera. 

 

Këto dënime merren si kosto minimale për të bërë pasuritë marramendëse që kanë bërë. Janë formal, pa garë. Mënyra si vendoset fondi limit, si vendosen specifikimet teknike, si bëhet gara deri në presion, si fshihen ankesat tek KPP. Është krijuar strukturë e tillë, ku operatorë të caktuar, ku mbrapa dalin kriminelët që kanë në dorë të gjithë buxhetin. Operatorë të caktuar operojnë në fushë të caktuar. Mbrapa janë dhe familjarët e këtyre që firmosin tenderat. Një pjesë e komisioneve firmosin nga frika e rrogës, pjesa tjetër i ka hyrë me vetëdije duke e ditur që kostoja do jetë minimale. 

 

Ne duhet të ngremë shqetësimin deri tek vija e kuqe për paratë publike që investohen përmes prokurimit publik. Kemi dështuar të prokurojmë si duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy