Kohët ë fundit jemi mësuar të dëgjojmë nga Ukraina vetëm lajme mbi luftën në rajonin separatist të Donjetskit dhe mbi problemet që ka ky shtet me Rusinë. Lufta i ka mbuluar problemet sociale dhe ekonomike, ato që vuajnë njerëzit e thjeshtë.
Por, mënyra e zgjedhur nga një ukrainas, para kamerave televizive, nuk kishte si të mos i bënte mediat botërore të merrnin mesazhin e tij. Një minator veteran në Ukrainë është nën kujdes intensiv mjekësor, pas lëndimeve që ka marrë, pasi ia kishte vënë zjarrin vetes gjatë një greve urie në ministrinë e Energjisë dhe Minierave të Qymyrit.
Viktor Trifonov ka hedhur mbi vete benzinë, ndërsa po merrte pjesë në një konferencë për mediat kundër “politikave jopopullore” të qeverisë së vendit, shkruan gazeta britanike Mirror. Dëshmitarët e rastit më pas vrapuan për të ndihmuar 50 vjeçarin duke i zhveshur këmishën që po i digjej për t’i fikur flakën. Rreth 12% e trupit të tij është djegur, gjithashtu i është dëmtuar fytyra, qafa dhe gjoksi, raporton Mirror.



