Itali, 3 trafikantët shqiptarë kapen me 17 kg heroinë e kokainë e mijëra euro (VIDEO)

Itali, 3 trafikantët shqiptarë kapen me 17 kg heroinë e kokainë e mijëra euro (VIDEO)

Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, pasi u ka sekuestruar 12 kg kokainë si dhe më shumë se 5 kg heroinë .

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Agim Proshka, Edison Proshka dhe Jurgen Verbofshi. 

Sipas policisë italiane, të mërkurën e kaluar policia arrestoi dy "transportues" dhe më pas ndalimin e një të treti, pas arritjes me dy makina në Mariano Comense.

Në një garazh, policia gjeti vetëm një karrocë të madhe blu me 12.5 kg kokainë dhe heroinë, dy mitralozë, një pistoletë gjysmë automatik, një revolver, ngarkues për mitralozë dhe municione për të gjitha armët e lartpërmendura.

Por gjatë kërkimeve, u gjetën edhe 5.5 kg drogë në një qese në bagazhin mjetit Citroen C3 me targa italiane, drejtuar nga 19-vjeçari, rapotojnë mediat e shtetit fqinj.

Policët bastisën gjithashtu edhe një apartament ku jetonte Agim Proshka, 38 vjeç, i përfshirë më parë në trafik droge. Policia gjeti në banesë edhe 8 400 euro para të gatshme.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy