Mikrokreditë në SPAK, Llangozi: Bankave të nivelit të dytë që kanë shkelur ligjin t’u hiqen licencat

Mikrokreditë në SPAK, Llangozi: Bankave të nivelit të dytë që kanë shkelur ligjin t’u hiqen licencat

Avokati Arben Llangozi e cilëson të vonuar kalimin në SPAK të dosjes së mikrokredive. Përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live, Llangozi tha se skema e mashtrimit është bërë me ligj pasi në 2016 bankat kanë lobuar që çdo lloj kontrate të kishte penalitete.

Llangozi thotë se bankat e nivelit të dytë janë përfshirë në hetim për një shkelje shumë të rëndë të ligjit.

Sipas Llangozit, BSH duhet t’i heqë lincencat këtyre bankave që kanë shkelur ligjin.

Kjo është e vonuar sepse kemi pafund raste që njerëzit përndiqen dhe në bazë të tarifave përndiqen për t’i marrë pasurinë. Nëse ka në marrë 100 mijë lekë të vjetra kanë përfunduar duke marrë deri në 30 milionë lekë. Në 2009 ka pasur vendim unifikues me që detyrimi nuk duhet ta kalonte principalin. Në 2016 bankat kanë lobuar dhe kanë vendosur që ndryshimit në ligj dhe çdo lloj kontrate të kishte penalitete. Janë përndjekur qytetarët, kjo është skemë mashtrime nuk është bërë nga banka, por me ligj. Është ligji që ka sjellë pasojat tek qytetarët. Janë drejtpërdrejt ndryshimet ligjore të 2016. Ligji duhet të rishikohet.

Institucionet e bankave të nivelit të dytë janë përfshirë në hetim për një shkelje shumë të rëndë të ligjit. Nëse i referohemi udhëzimit nr. 2 të Bankës së Shqipërisë është që në moment që një zyrë përmbarimore vendos sekuestro në llogarinë e një qytetari, brenda 10 ditëve nëse nuk bëhet sekuestro ekzekutive që të merren vlera monetare, atëherë duhet të ishte hequr sekuestro nga llogaria bankare, këtë nuk kanë bërë bankat e nivelit të dytë. Janë në SPAK. Duhet të hetohen dhe të vihen para përgjegjësisë penale.

Po ky guvernatori pse nuk fillon procedurat për heqjen e licencave të këtyre bankave që kanë shkelur ligjin. Duhet të filloj hetim procedim administrativ për heqje të licencave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy