COVID-19/ Agjencia e Blerjeve të Përqendruara: Procedurat e prokurimit vetëm për shërbimet që lidhen me situatën e pandemisë

COVID-19/ Agjencia e Blerjeve të Përqendruara: Procedurat e prokurimit vetëm për shërbimet që lidhen me situatën e pandemisë

Situata e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, ka bërë që të mos mungojnë procedurat e prokurimit të lidhura me mbulimin e nevojave emergjente të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga kjo pandemi. Së këndejmi edhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruaraka bërë të ditur vijimin e procedurave të prokurimit të mallrave dhe shërbimeve për shërbimet që lidhen me COVID 19.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme, njofton se “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP), në zbatim të VKM-së nr. 82, datë 14.2.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, është ngarkuar në cilësinë e organit qendror blerës për zhvillimin e procedurave të prokurimit, për plotësimin e nevojave të autoriteteve kontraktore, për mallrat dhe shërbimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi”, njofton Ministria e Brendshme.

“Bazuar në VKM nr. 243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” si dhe në Njoftimet e Agjencisë së Prokurimit Publik, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka vlerësuar domosdoshmërinë e vijimit të procedurave të prokurimit që zhvillohen prej saj, vetëm për ato objekte prokurimi dhe institucione që kanë nevoja të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin, ose të lidhura ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19”,- vijon njoftimi.

“Përsa më sipër, njoftojmë të gjitha autoritetet kontraktore zbatuese të VKM-së 82/2018 si dhe operatorët ekonomik të interesuar, se Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të vijojë procedurat e prokurimit të mallrave dhe shërbimeve, ku janë përfshirë vetëm nevojat e autoriteteve kontraktore: Institucione shëndetësore (spitale, kujdesi shëndetësor, urgjenca mjekësore, shëndeti publik, etj);  Institucione të ekzekutimit të vendimeve penale;

Institucione të Policisë së Shtetit; Institucione të Forcave të Armatosura; Institucione të tjera, vetëm kur kërkesat për prokurim të përqendruar janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së tyre, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin, ose të lidhura ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19”,- thekson Ministria e Brendshme.

Për objektet e tjera të prokurimit është pezulluar vijimi i mëtejshëm i procedurave të prokurimit, njofton Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy