Pamjet e arrestimit të autorëve për vrasjen e biznesmenit në Tiranë: Uli duart, mos prek asgjë (VIDEO)

Pamjet e arrestimit të autorëve për vrasjen e biznesmenit në Tiranë: Uli duart, mos prek asgjë (VIDEO)

Janë publikuar nga Policia e Shtetit pamjet e arrestimit të dy shtetasve Denis Demiri, 43 vjeç, dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, të dyshuar për ekzekutimin me armë të biznesmenit Memli Begalla.

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Demiri u kap në banesën e tij në Kombinat. Në këtë video shfaqen efektivët që dëgjohen teksa i bërtasin të ulë duart dhe të mos prekë asgjë.

Më pas ata e prangosin të dyshuarin duke e marrë me vete. Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Biznesmeni 64-vjeçar Begalla u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit, në hyrje të pallatit ku banonte, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë në vetëm pak sekonda, dhe menjëherë pas vrasjes dy personat e veshur me xhupa e kapuça u larguan nga vendngjarja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy