Kam folur me kryeministrin e Izraelit dhe atë të Libanit dhe mund të shpall armëpushimin.
Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë, mbrëmjen e së martës, duke njoftuar marrëveshjen e armëpushimit mes dy shteteve.
Hezbollahu ose ajo që ka mbetur nuk do të lejohet më të kërcënojë sigurinë e Izraelit.
Nuk do të ketë trupa amerikane në Libanin jugor.
Biden thotë se nëse Hezbollahu ose ndonjë palë tjetër thyen marrëveshjen e armëpushimit, atëherë Izraeli ruan të drejtën për vetëmbrojtje në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Presidenti amerikan thotë se marrëveshja paralajmëron një fillim të ri për Libanin.
Biden shton se sipas marrëveshjes së arritur sot, luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit libanezo-izraelit do të përfundojnë efektive në orën 16:00 me orën lokale të së mërkurës.
Kabineti i sigurisë kombëtare i Izraelit votoi më herët miratimin e marrëveshjejes së armëpushimit në Liban 10-1, sipas zyrës së kryeministrit.
I vetmi anëtar i kabinetit të sigurisë që votoi kundër marrëveshjes ishte Itamar Ben- Gvir, ministri ekstremist i sigurisë kombëtare i cili e quan marrëveshjen “gabim historik”.



