Një tjetër Haçiko/ Qeni hipën mbi ambulancë për të ndjekur të zotin në spital

Një tjetër Haçiko/ Qeni hipën mbi ambulancë për të ndjekur të zotin në spital

Ndërsa po kthehej për në shtëpi, Anderson Bahi ishte dëshmitar i një situate që nuk do ta harrojë kurrë, një skenë e një dashurie të pastër dhe pa kushte. "Po kaloja me makinën time kur pashë një ambulancë të ndaluar përtej rrugës".

E gjithë ngjarja nisi kur një burrë ishte ndier keq papritur dhe u rrëzua në trotuar ndërsa ecte me qenin e tij.

Menjëherë erdhi ambulanca dhe pasi ata morën burrin në barrelë dhe u nisën, qeni që ishte me të, menjëherë u hodh në prapakolpin e makinës, duke këmbëngulur që ta merrnin dhe atë me vete.

"Dashuria që ky qen ka për pronarin e tij është diçka shumë e veçantë", tha Bahi për The Dodo. "Një dashuri besnike”. Kjo ndjenjë e shfaqur nga qeni për të zotin e tij, nuk u injorua nga stafi mjekësorë, të cilët para se të niseshin i hapën derën e pasme në mënyrë që qeni të qëndronte në krah të të zotit.

Kur arritën në spital, qeni u ul me durim jashtë derës së urgjencës dhe priti atje. Gjithçka ishte shumë emocionuese dhe gjendja e të zotit u stabilizua dhe pas një ore u bashkua me qenin e tij besnik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy