Aktivistja politike bjelloruse Maria Kolesnikova dënohet me 11 vjet burg

Aktivistja politike bjelloruse Maria Kolesnikova dënohet me 11 vjet burg

Aktivistja politike bjelloruse Maria Kolesnikova është dënuar me 11 vjet burg, kanë thënë figurat kryesore të lëvizjes opozitare të vendit.

39-vjeçarja Kolesnikova u gjykua në Bjellorusi së bashku me avokatin Maksim Znak, i cili u dënua me 10 vjet burg.

Kreu i opozitës Bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya postoi dënimet e tyre në mediat sociale dhe kërkoi "lirimin e tyre të menjëhershëm".

Këshilltari i Tsikhanouskaya, Franak Viacorka, shtoi se "ata janë të pafajshëm dhe nuk do të qëndrojnë kaq gjatë në burg".

"Ky gjyq ishte një farsë. Regjimi u bë një farsë," tha Viacorka në Tëitter.

Kolesnikova u bë figurë kryesore e opozitës gjatë zgjedhjeve të diskutueshme të gushtit të vitit të kaluar, të cilat rezultuan në rizgjedhjen e udhëheqësit të vjetër Alexander Lukashenko.

Ajo më parë ka punuar me fushatën e Viktor Babariko, i cili u ndalua të regjistrohej pasi u arrestua me akuzën e ryshfetit.

Kolesnikova u përball me akuzat për dëmtimin e sigurisë kombëtare kur u arrestua në shtator 2020-ës pasi i rezistoi përpjekjes së autoriteteve për ta detyruar atë në internim.

Kolesnikova grisi pasaportën e saj në kufi me Ukrainën për të shmangur dëbimin nga vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy