
Gazetarja Ola Xama tha në emisionin “Të Paeskpozuarit” se pasi nuk u vu asnjë tullë për inceneratorin e Tiranës, përgjegjësia për të është e bashkisë së kryeqytetit.
75 milionë euro, edhe 65 milionë euro. Në total 135 milionë euro për një vepër që nuk duket. Aty ka qenë landfill dhe vazhdon të jetë landfill. Kanë mbjellë disa pemë. Kaq.
Kur kanë shkuar për kontroll u kanë treguar disa fatura për disa pjesë. Inceneratori duhej të ishte në punë që vjet. Aty nuk është vënë asnjë tullë.
Sot jemi në situatën kur të gjitha institucionet e kanë lënë vetëm dhe inceneratori i ka mbetur në derë Bashkisë së Tiranës.



