Një vajzë e veshur me të kuqe, e cila pozon në rrënojat e Kharkiv, në Ukrainë.
Quhet Valerie dhe është 16 vjeç. Gjatë këtyre ditëve duhet të merrte pjesë në ballon e përfundimit të vitit shkollor. Nga shkolla e saj mbetet shumë pak, dhe nga mbrëmja aq shumë e ëndërruar mbeti vetëm fustani.
Historia e saj është vështirë për t’u verifikuar, mirëpo fotografitë e së resë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Fotografitë e 16-vjeçares u postuan në Facebook nga Anna Episheva e cila jeton në Toronto të Kanadasë dhe thotë se Valerie është mbesa e saj.
Kishte ëndrra si çdo vajzë e moshës së saj, fustani, balloja, fundi i shkollës dhe diplomimi. Më pas erdhën rusët. Shkolla e saj u shkatërrua më 27 shkurt.
Valeria ime e shtrenjtë, faleminderit që je kaq kurajoze. Jam shumë krenare për ty, të dua shumë.
Ky postim vjen pasi Valerie u kthye dhe u fotografua para asaj që ka mbetur nga shkolla, e veshur me fustanin e kuq që dëshironte të vishte në mbrëmjen e përfundimit të shkollës.



