Trump-in nuk e duan në Hollivud/ Këshilli Bashkiak vendos heqjen e yllit të tij nga Bulevardi i Famës (VIDEO)

Trump-in nuk e duan në Hollivud/ Këshilli Bashkiak vendos heqjen e yllit të tij nga Bulevardi i Famës (VIDEO)

Këshilli bashkiak i Hollivudit Perëndimor ka votuar unanimisht në favor të heqjes së yllit të presidentit Donald Trump nga Bulevardi i Famës. Vendimi argumentohet me akuzat për rastin Russiagate, denoncimet e disa femrave ndaj tij, politikat e ndjekura ndaj emigrantëve dhe qëndrimet ndaj ushtarëve transgjinorë.

Këshilli bashkiak me pesë anëtarë miratoi një propozim të kryetarit të bashkisë së Hollivudit Perëndimor, John D'Amico, dhe këshilltares Lindsey Horvath, të cilët kërkuan heqjen e yllit, raportojnë mediat amerikane. D'Amico dhe Horvath propozuan heqjen e yllit për shkak të “mënyrës së papërshtatshme me të cilën Trump i trajton gratë dhe veprime të tjera".

Para votimit, anëtarë të këshillit thanë se do të ndiqnin shembullin e industrisë amerikane të filmit, e cila i ka pezulluar disa prej emrave të njohur të saj pikërisht për sjelljen e tyre ndaj grave.

Në rastin e Trump-it, këtij argumentit iu shtuan edhe hedhja poshtë nga ana e tij e pretendimeve të shërbimit sekret amerikan për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, vendimi për tërheqjen nga marrëveshja e Parisit për klimën, ndalimi i transgjinorëve për t’u bërë pjesë e ushtrisë dhe ndarja e familjeve të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.

Trump u nderua me një yll në Bulevardin e Famës, në vitin 2007, për mbështetjen që i ka dhënë konkursit Miss Universe. Për pothuajse dy dekada, Trump ka qenë bashkëpronar në Organizatën Miss Universe, e cila organizonte edhe konkurset Miss USA dhe Mis Teen USA.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy