Një vrasje me thikë raportohet të ketë ndodhur rreth orëve të natës në fshatin Kryekuq të Divjakës.
Korrespondentja e MCN TV bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një kafeneje, ku viktimë ka mbetur Besmir Kumria 32 vjeç. Sipas informacioneve jo zyrtare, autori i cili ende mbetet i panjohur, pasi ka parkuar makinën, ka hyrë me thikë në drejtimin e tavolinës ku ishte ulur viktima, dhe ka qëlluar me thikë të ndjerin, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas dëshmive autori nuk njihet nga banorët e zonës.
Ndërkaq, viktima është dërguar në morgun e Lushnjës. I ndjeri punonte në Himarë dhe kishte ardhur në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten për në Gjermani, ku ajo do të punonte si infermiere.



