
Rreth 200 persona nga Kosova vazhdojnë të jenë ende në zonat e luftës në Siri dhe në Irak, ndërkohë që 70 prej tyre kanë humbur jetën. Sipas raportit për terrorizmin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, 400 persona nga Kosova numërohen të kenë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar grupeve terroriste.



