
Gjykata e Lezhës vendosi sot masën e sigurisë, arrest me burg, për pesë personat që përdhunuan të miturën në Mirditë.
Artan Kaçorri 31 vjec, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç, si dhe 17 vjecari Adrian Gjikolaj, akuzohen per marrëdhenie intime me dhunë.
Gjatë seancës u bë e ditur se Artan Kaçorri shantazhoi 15-vjeçaren me video intime dhe e përdhunoi, ndërsa më pas videot ua dha dhe katër shokëve të tij.
Këta persona akuzohen se anë mbajtur nën presion për tre muaj me radhë, nga janari deri në prill të këtij viti, një vajzë 15 vjeçare të cilën edhe e kanë abuzuar seksualisht në mënyrë sistematike.
Përmes video dhe fotove, pesë personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me ta në mënyre të përsëritur.
15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë.
Kjo ngjarje që tronditi mbarë vendin, është bërë shkas edhe për një marshim që qytetar të shoqërisë civile do organizojne të premten në orën 14:00 në qytetin e Rrëshenit.



