Sërish një femër në OKB, Trump po shqyrton emrin e Dina Powell

Sërish një femër në OKB, Trump po shqyrton emrin e Dina Powell

Ambasadorja amerikane, Nikki Haley, ka dhënë dorëheqjen, një vendim që u pranua nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Nikki Haley do të largohet në fund të vitit dhe nuk do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, por do të bëjë fushatë për Donald Trump.

Presidenti amerikan ka njoftuar se do të marrë në konsideratë ish-këshilltaren e sigurimit kombëtar, Dina Powell, për të zëvendësuar  Nikki Haley-n si ambasadore e SHBA-ve në OKB.

Haley, e cila do të ndihmojë Trump-in për zgjedhjen e pasardhësit të tij, thuhet se e ka diskutuar dorëheqjen e saj me Trump javën e kaluar gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë, duke lënë të habitur zyrtarët e lartë të politikës së jashtme amerikane. Ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, Haley u konfirmua lehtësisht në detyrë katër ditë pas zgjedhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u konsiderua si një mbështetëse e madhe e presidentit, por pavarësisht kësaj divergjencat mes të dyve nuk kanë munguar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy