Zotohet Assad: Për kontrollin e Sirisë veriore do të përdorim forcën nëse është e nevojshme

Zotohet Assad: Për kontrollin e Sirisë veriore do të përdorim forcën nëse është e nevojshme

Ushtria siriane do të rifitojë kontrollin e veriut të vendit me forcë nëse rebelët atje refuzojnë të dorëzohen, tha presidenti Bashar al-Assad në një intervistë me kanalin televiziv rus NTV të dielën.

Gjatë intervsitës presidenti sirian deklaroi se nuk do të pranonte fonde perëndimore për të rindërtuar vendin e tij, pasi Damasku hodhi poshtë prezencën e forcave turke dhe amerikane rreth qytetit verior Manbij, një ditë pasi ushtarët e të dy vendeve filluan të patrullojnë zonë.

"Ne kemi zgjedhur dy rrugë: e para dhe më e rëndësishmja është pajtimi ... Rruga e dytë është të sulmosh terroristët nëse nuk dorëzohen dhe refuzojnë të bëjnë paqe", tha Assad në intervistë.

"Ne do të luftojmë me ta (rebelët) dhe do të kthehemi me forcë. Sigurisht që nuk është alternativa më e mirë për ne, por është e vetmja mënyrë për të marrë kontrollin e vendit", tha Assadi, duke iu përgjigjur një pyetjeje për pjesën veriore të Sirisë ku grupet rebele të mbështetura nga Turqia mbajnë disa territore.

Assad ka premtuar më parë të largojë rebelët nga jugu i vendit dhe një monitor i luftës dhe zyrtarë rebelë thanë të premten se ushtria siriane kishte hedhur bomba me fuçi në zonat e opozitës në jugperëndim të vendit për herë të parë në një vit. Damasku mohon përdorimin e bombave me fuçi.

Assad tha në të njëjtën intervistë të dielën se Siria nuk do të pranonte asnjë para perëndimore për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, i cili është shkatërruar pas shtatë viteve luftë.

"Kemi forca të mjaftueshme për të rindërtuar vendin. Nëse nuk kemi para, do të marrim hua nga miqtë tanë, nga sirianët që jetojnë jashtë vendit", tha Assad.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy