Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit/ Gashi: Me fuqizimin e Listës Serbe, Kosova do të ballafaqohet me një qeveri pakicash (VIDEO)

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit/ Gashi: Me fuqizimin e Listës Serbe, Kosova do të ballafaqohet me një qeveri pakicash (VIDEO)

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt dhe janë të parat zgjedhje të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Drupal Ad

Por kush do të jetë favoriti mes partive që synojnë krijimin e legjislativit të ri në Kosovë?.

Analisti dhe eksperti i sigurisë, Milazim Gashi, në një komunikim për “MCN live”, ndalet te fuqizimi i Listës Serbë, e cila ka paralajmëruar pjesëmarrjes në zgjedhje duke u fuqizuar deri në 98% të votave që pritet ti marrë nga serbët që jetojnë në Serbi.

Lista serbe në zgjedhjet e fundit ka pasur diku 50 mijë vota. sipas informacione që kam në teren, ata do të përgatiten që të sjellin votues nga Serbia në Kosovë. dihet shumë saktë se diku 60% e komuniteti serb të Kosovës, do të jetojnë në Serbi, andaj do të krijojnë një mobilim normal dhe do ti mbartin në Kosovë me autobus dhe ata do të votojnë për Listën Serbe.

Elementin që është forcuar Listen Serbe e atakon z.Kurti, sepse nuk i ka dhënë demokracisë së brendshme që do të kemi diku rreth 7-8 subjekte politik serbë të cilat do ta kishin debalancuar komunitetin e Listës Serbe përmes votës, prandaj Lista Serbe është fuqizuar si subjekt komunist do të ketë 98% të votave.

Sipas Gashit, Lista Serbe, do të ndikojë që Kosova të ballafaqohet serish më një qeveri pakicash që do të sjellë sipas tij, lojëra të ndryshme në Parlament.

Lista Serbe sipas burimit tim të informacionit, është që komplet arsenalin do ta vendos që të kap edhe dy-tre vota të pakicave që ti ketë në grupin e tij parlamentar, dhe të këtë 13 deputetë në kuadër të legjislaturës së re që do të zgjidhet në Kosovës.

Vendimmarrja e Listës Serbe nuk do të ketë kombinime me asnjë subjekt politik, do të jetë një handikap dhe prap Kosova do të ballafaqohet me një qeveri pakicash ku do të mbahen shumë element të caktuar brenda lojës në parlamentin e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy