Kalaja zbulon detaje nga protesta e thirrur nga sindikatat: Nuk duam pension elektoral (VIDEO)

Kalaja zbulon detaje nga protesta e thirrur nga sindikatat: Nuk duam pension elektoral (VIDEO)

Ditën e mërkurë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë do të zhvillojë një protestë për rreth 4 orë ku do të nisë para Parlamentit për të vijuar më pas para Kryeministrisë.

Gëzim Kalaja, president i Bashkimit të Sindikatave tha në studion e MCN Informacion se ata kanë 3 kërkesa mes të cilave, pensioni që nuk duhet të jetë më i vogël për minimumin jetik, statusin e minatorit dhe 1% për 1136 minatorë.

Pavarësisht vendimit do të bëjë protestën më 5 dhjetor. Do të grupohet në orën 09:30 para Parlamentit pastaj do të marshojmë dhe do të fillojmë rezistencën tonë. Protesta jonë do jetë 4 orë për pensionin që nuk duhet të jetë më i vogël se paga minimale.

Do të ketë protesta të herëpashershme. Nuk duam pension elektoral, e duam sepse e miratojmë. Duam statusin e minatorit dhe 1% për 1136 minatorë. Minatorët nuk e kërkojnë për qejf po se kanë kryer një nga detyrat më të vështira në Shqipëri.

Qeveria e ka detyrim kushtetues, por para se gjithash e ka detyrim moral.

Sipas Kalasë, dhënia e një bonusi nuk është rritje e pensioneve. Më tej Kalaja tha se nëse qeveria nuk reagon, atëherë do të ketë reagim nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Nuk mund të thuash se po ngre pensionet se po jep bonus. Bonusi është shpërblim, është vetëm për një natë. Po 12 muajt e vitit si do jetojnë, uji, ilaçet.

Në datën 5 do të protestojmë në Tiranë. Do të vijnë nga të gjitha minierat e Shqipërisë përfaqësues. Nuk do të jenë vetëm minatorët, por dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme, të arsimit, të ndërtimit, të gjithë profesioneve që bëjnë pjesë në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Vendimi për të vazhduar më tej protestat do të jetë në varësi se si do të shkojë protesta e datës 5. Do ta ndjekim hap pas hapi. Nëse qeveria nuk reagon do të reagojmë ne deri kur të reagojë dhe të ulet.

Kontratat kolektive është Kushtetutë për punëtorin.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy