Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha thotë se pensionistët të gjithë pensionin që marrin e përdorin për të blerë produkte dhe shërbime, sidomos për medikamente.
Nga studio e “MCN Informacion” ai ngriti shqetësimin se pensionistëve në blerjet që bëjnë iu merret dhe TVSH-ja, për të cilën këmbëngul se duhet t’iu kthehet në fund të vitit.

Qeveria merr taksën e tërthortë, merr TVSH-në si skajin fundor të një produkti, ku pensionisti paguan dhe TVSH-në.
Në një mënyrë apo një tjetër, qeveria ka futur dorën në xhepin e pensionistit dhe e ka akumuluar në atë që quhet e ardhura kombëtare.
Statistikisht janë të evidentuara këto, secili ka pensionin e tij dhe sa i kanë mbajtur, 20% e tërë vitit sa i ka marrë pension.
Në fund të vitit nuk duhet të dilte me lëmoshë iu dhashë 100 euro, 150 euro këta që kanë më pak.
S’mund ta krahasosh minatorin me ish-kryetarin e Kuvendit Popullor që merr sa 26 pensione.
Ai si e ka këtë 100 euro, si nuk e ka, as i prish punë.
Në fund të çdo viti i dihet dhënë TVSH-ja se në mënyrë të padrejtë i është marrë pensionistit dhe duhet t’i kthehet.
Rishpërndarja e të ardhurës kombëtare fillon duke shpërndarë disa gjëra.
Qeveria nuk e ka të justifikuar shtimin e 50 mijë punonjësve në administratë.
Qeveria ka për detyrë që të mbrojë shtresat në nevojë. Se qeveria është për këta që nuk kanë mundësi të përballojnë jetën.
Duhet të jetë minimumi jetik dhe jo me hamendje.
Ne sot administratën e kemi 28% të gjithë kontribuuesve, ku vendet e Europës e kanë 16-17 e shumta 18% vendet me zhvillimin me të keq.
Ti nuk i përgjigjesh me numrin e punonjësve në administratë shërbimin që i bën qytetarit.



