Vaksina anti-Covid/ Von der Leyen: Kontratë me 160 milionë doza të Moderna-s

Vaksina anti-Covid/ Von der Leyen: Kontratë me 160 milionë doza të Moderna-s

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se nesër do të firmoset një kontratë e re me Moderna për vaksinat anti-Covid.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale von der Leyen bën me dije se bëhet fjalë për 160 milionë doza vaksine.

"Ne jemi duke ndërtuar një nga portofolet më të plotë të vaksinave në zonën Evropë-Afrikë. Vaksinat e sigurta dhe efektive mund të na ndihmojnë t'i japim fund pandemisë", është shprehur Predidentja e KE-së.

 Kjo është kontrata e gjashtë për furnizimin e vaksinave në Evropë të shpallur nga Komisioni i BE-së.

‘’Duam të sigurojmë që të gjithë të kenë akses për marrjen e vaksinës, kudo në botë. Kjo është arsyeja pse që nga maji ne kemi mbledhur pothuajse 16 miliardë euro për testet e koronavirusit, trajtimet dhe vaksinat në të gjithë botën. Kemi kontribuar pothuajse 800 milion euro në Facility Covax. Qëllimi është të sigurojmë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme,’’-ka theksuar ajo.

Ndërkohë në Italia pritet të ketë gati keto doza në 11 dhjetor.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy